Rikthim me peshë te Vllaznia, mesfushori lë pas problemet fizike

Krymi

Një rikthim i rëndësishëm për Vllazninë në ndeshjen e parë të kampionatit kundër Egnatias ka qenë Ardit Krymi. Mesfushori u hodh në fushë si zëvendësues në minutën e 70-të në vend të Dros. Duke treguar tashmë se i ka lënë pas problemet fizike që e kanë shoqëruar nga fundi i sezonit të shkuar.

Ku edhe në duelet europiane që zhvilluan kuqeblutë, 29- vjeçari ka luajtur me sakrifica dhe me ndihmën e injeksioneve. Duke rrezikuar madje edhe një dëmtim më të rëndë që mund ta linte jashtë fushave për shumë muaj. Por, fatmirësisht tashmë Krymi është kthyer nën dispozionin e trajnerit Martini dhe stafit teknik. Por, ende mesfushori nuk gëzon 100% të gjendjes fizike dhe minutat për të do rriten gradualisht në javët dhe ndeshjet e ardhshme.

Edhe pushimi për ndeshjet e kombëtareve do shërbejë shumë për rikuperimin e plotë të shkodranit. Për Vllazninë, rikthimi i Krymit është absolutisht një lajm më shumë se pozitiv. Pasi pranë skuadrës rikthehet duke lënë pas dëmtimet një prej mesfushorëve më të fortë të kampionatit. E po ashtu rritja e formës së Krymit, por edhe Kallakut në javët e ardhshme mund t’i garantojnë kuqebluve një prej mesfushave më të forta të kampionatit në sezonin 2025-26.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës