Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Itali/ Pritet të takohet me homologen Giorgia Meloni. Zbardhet agjenda

by KLIKOJE.AL

Kryeministri Edi Rama niset sot në një vizitë zyrtare drejt Italisë. Burime bëjnë të ditur se kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim me homologen e tij Italiane, Giorgia Meloni.

Mësohet gjithashtu se Rama do të takohet edhe me Presidentin e Senatit italian.

Po ashtu bëhet e ditur se Rama nuk do të marrë pjesë në homazhe që do të kryhen në nder të ish-presidentit Napolitano.

Kujtojmë që gjatë kësaj vere kryeministrja e Italisë së bashku me familjen e saj zgjodhi që disa ditë pushimi t’i kalojë në jug të Shqipërisë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ku patën edhe disa takime së bashku.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.