“Ishte më mirë për mua që u largova nga Inter”, Asllani e thotë troç: Jam i lumtur në Torino

by S.M

Kristjan Asllani ka folur në Itali për eksperiencën e tij me Torinon. Mesfushori i Kombëtares është i huazuar te klubi i Seria A nga Interi. Në intervistën e tij për “SportMediaset”, Asllani ka surprizuar me sinqeritetin e tij. Mesfushori tregon se ishte më e mira të ndryshonin.

Eksperienca te Torino? Mirë, kemi marrë një barazim në Romë kundër Lazios. Më vjen keq, meritonim diçka më shumë në fund. Bëmë një ndeshje vërtetë të forte. U kthye në nivelet ku duhet të jetë Torino, që duhet të luftojë për gjëra serioze. Tani kthehemi, dimë që kemi Napolin, një ndeshje shumë e vështirë. Sa herë futemi në fushë, e bëjmë për të fituar. Në të gjitha stërvitjet jemi shumë konkurrues mes nesh, japim maksimumin dhe rezultatet ndonjëherë shkojnë edhe keq. Si në Parmë. Por kemi pasur forcën të reagojmë kundër Lazios.

Largimi nga Interi? Më vjen keq sepse lashë djem fantastikë dhe një klub të madh, por ishte më mirë për të gjithë të ndryshonim. Për mua, për Interin. Jam i lumtur që jam në Torino, e kam dashur shumë dhe është e rëndësishme të jem këtu. Kam një grup që më do, më kanë integruar në një mënyrë të mrekullueshme.

Penalizim nga Brozoviç dhe Çalhanoglu? Kam pasur vështirësitë e mia, natyrisht që nëse gjithmonë kanë luajtur të tjerët, unë isha më pak se ata. Por jam i kënaqur me rrugëtimin që kam bërë dhe me atë që po vazhdon. Tani është puna ime të jap më të mirën.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.