Inter fut emrin e Kristjan Asllanit në shkëmbim, Inzaghi kërkon mesfushorin e Lazios

Kristjan Asllani

Kristjan Asllani duket se ka ardhur drejt fundit të bashkëpunimit me Interin. Mesfushori shqiptar po vazhdon që të marrë pak minuta, ndërsa kjo nuk i shërben aspak karrierës së tij në këtë moment. Është në interesin e Interit dhe të vetë lojtarit që në merkaton e janarit të kemi një lëvizje të shqiptarit, në shitje ose huazim.

Mediat italiane kanë dhënë pista të ndryshme për Asllanin që e dërgojnë te Fiorentina ose në Premier League. Megjithatë së fundmi është hedhur ideja e përdorjes së Kristjan Asllanit si mundësi shkëmbimi. Sipas lajmeve të fundit nga Italia, Interi e pëlqen së tepërmi Matteo Guendouzin dhe mbrojtësin Mario Gila. Ata janë gati që të ofrojnë Asllanin si shkëmbim  në mënyrë që të futen në trataviva.

LEXO ME SHUME: Nuk do e besoni! Kristjan Asllani shënon golin e vitit me Interin, NDIQENI (VIDEO)

Pararendësit e tij janë të lavdishëm. Kristjan Asllani shënoi golin e tij të parë për këtë sezon kundër Udineses dhe e bëri në mënyrë spektakolare, duke e dërguar topin në rrjetë direkt nga një goditje këndi. Një trajektore e përsosur dhe plot “helm,” që përfundoi në shtyllën e largët pa asnjë devijim: goli që vendosi ndeshjen duke e bërë rezultatin 2-0.

Para mesfushorit Asllani, në kohët e fundit, të vetmit lojtarë që kishin shënuar në këtë mënyrë për Interin ishin Dejan Stankovic, Alvaro Recoba, Christian Eriksen dhe Hakan Calhanoglu. Goli i Dejan Stankovic ishte veçanërisht i paharrueshëm, pasi ishte goli i tij i parë për Interin: ai e shënoi më 21 shkurt 2004 në derbin Milan-Inter.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës