Nga zgjedhje e parë në i padëshiruar, Kristi Qarri duket larg Vllaznisë

Kristi Qarri

E ardhmja e portierit Kristi Qarri duket se do të jetë larg Vllaznisë.24-vjeçari është shumë pranë largimit nga kuqeblutë, pas afrimit të portierit gjerman Leon Pohls.Ky i fundit ka mbërritur në Shkodër për të marrë rolin e titullarit mes shtyllave, duke e bërë edhe më të vështirë hapësirën për Qarrin në formacion.

Në sezonin e kaluar, Kristi Qarri ishte portieri i parë deri në momentin që u dëmtua, por konkurrenca e shtuar së fundmi me Pohls e ka shtyrë atë të mendojë për një transferim diku tjetër, për të pasur më shumë minuta në fushë. Edhe vetë trajneri Martini deklaroi në intervistën e sotme se deri në sekondën e fundit nuk do të merret një vendim për titullarin mes shtyllave të Vllaznisë në ndeshjen e nesërme, Pohls apo Jukaj, duke i shuar kështu shpresat e Qarrit.

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)