Kristi poston videon me Luizin por nuk harron pa rikujtuar edhe Sabianin

by KLIKOJE.AL

Ditën e sotme Kristi ka ripostuar një video kur ai ishte pjesë e “Big Brother VIP”. Në videon në fjalë, ai shfaqet krah Luizit teksa këndon një këngë të Sabianit, “Tullaci”. Në atë kohë, Kristi sapo kishte nisur një romancë me vajzën e këngëtarit, Keisi Medini, dhe Luizi herë pas here i ngacmonte ata. Në pamjet e postuara në “Instastory” shfaqet gjithashtu edhe Sabiani dhe të gjithë po këndojnë.

Ndërkohë Kristi bashkëngjitur me videon në fjalë shkruan:

“Edhe pse ndonjëherë ishte absurde dhe e çuditshme – u argëtova shumë atje – si ky moment për shembull”.

Kujtojmë se lidhja e Kristit me Keisin përfundoi po brenda shtëpisë së BB VIP.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.