Krist Aliaj pak kohë më parë na prezantoi me të dashurën e tij, një vajzë e thjeshtë, e cila nuk është personazh publik.
Ai tregoi se bashkë janë njohur në një ekspozitë dhe se e tërhoqi stili i saj, që i dukej shumë ndryshe nga vajza “tipike shqiptare”.
Madje ata u shfaqën publikisht ku shiheshin të kapur për dore. Kristi së fundmi ka dhënë një intervistë, ku ka zbuluar më shumë detaje rreth lidhjes dhe jetës profesionale.
Teksa u pyet nëse një bebe do të ishte një dhuratë e bukur në jetën e tij, Kristi tha se absolutisht, por për momentin do të ishte shumë e vështirë.
Një pjesë nga biseda:
Gazetarja: Cila është dhurata më e bukur që mund të merrje për ditëlindje?
Kristi: Dhurata më e bukur..
Kristi: Një bebe.. tani akoma. Tani nuk do të dija çfarë të bëja me atë beben, si ta kapja.. nuk do dija fare. Po dhuratë e bukur është absolutisht, por tani për tani do ishte shumë e vështirë.