178
Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka, i ka bërë dush të ftohtë deputetit të PD-së, Enkelejd Alibeaj.
Ky i fundit ka dalë kundër protestës që do të mbahet me 7 korrik, me pretendimin se do të protestojë në Kuvend.
“Lloj-lloj lëtyrash të bie të njohësh në këtë botë… Sigurisht që do detyroheshin një ditë të dilnin hapur.
Sapo lexova njërin që paska thënë se protesta e 7 korrikut u organizoka nga Berisha jo kundër Ramës, po kundër Alibeut…!!!
Vetë Alibeu dje tha se nuk del në një protestë që i intereson Berishës…”, shkruan Paloka në rrjete sociale.
Më tej Paloka është kundërpërgjigjur duke shkruar se vetëm kur e ke shitur bythën e nuk ke nga e luan detyrohesh ta poshtërosh veten deri në këtë pikë.