Ilir Beqaj është arrestuar mëngjesin e sotëm bashkë me Ermal Kurtulajn dhe Alfred Nikollan, teksa akuzohen për shpërdorimin e fondeve të dhëna nga BE.
Për këta tre shtetas SPAK ka dhënë masë sigurie “Arrest me Burg”, ndërsa janë lëshuar edhe dy masa të tjera sigurie, “Arrest Shtëpie”.
Bëhet me dije se bëhet fjalë për Gazmend Haxhia dhe Elton Marinin, për të cilët GJKKO ka vendosur masë më të lehtë sigurie. Ndërkaq, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar kontroll në shtëpitë e shtetasve Bledar Leka dhe Bjona Zijaj.
Kujtojmë që Elton Marini, që më parë mbante postin e ish drejtorit sportiv të Partizanit, rezulton në dosjen e Prokurorisë së Posaçme që preu një faturë fiktive në vlerën e 35.200 eurove për llogari të Ilir Beqajt përmes kompanisë së tij “Nine Services INT”.