Kridens Meta i hoqi vendin e parë Tiranës, tifozët bardheblu hyjnë në fushë për të rrahur arbitrin, ndërhyn Halili (video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të ndeshjes Tirana-Bylis. Pas përfundimit të sfidës me shifrat 2-2 ku bardheblutë lanë kreun e renditjes, tifozët kanë hyrë në fushë për të sulmuar gjyqtarin Kridens Meta.

Të parët ishin lojtarët dhe stafi i bardhebluve që rrethuan gjyqtarin Meta, i cili akuzohej nga ata për një penallti që akordoi në favor të Bylisit, nga e cila erdhi barazimi i shifrave.

Më pas, ishin tifozët e tensionuar të cilët hynë në fushë të shumtë në numër, duke rrethuar gjyqtarin dhe duke tentuar të godasin atë dhe vijërojtësit. Policia dhe forcat e sigurisë, ia dolën pas disa çastesh kaosi të shoqëronin në dhomat e zhveshjeve gjyqtarët e sfidës.

Related posts

SKANDAL NË VLORË! Tifozët futen në fushë dhe përleshen me lojtarët, ndërpritet ndeshja Flamurtari-Teuta (video)

“Duhej penallti për ne”/ Kërnaja tërbohet me gjykimin, ankesa për rastin e Xhemajlit: Ishte gjest antisportiv

Spektakël, emocione dhe në fund… Egnatia kthehet në krye, rrogozhinasit zbresin Partizanin me këmbë në tokë (video)