KQZ la jashtë zgjedhjeve Sali Berishën/ Reagon për herë të parë PD-ja

KQZ ka vendosur që të heq Komisionin për Rithemelimin e PD-së nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sqaruar se demokratët nuk duhet të ngatërrohen pasi sipas tij ka vetëm një PD. Sipas Bardhit çdo votë e demokratëve shkon për koalicionin tashmë zyrtar të LSI të Monika Kryemadhit dhe PDK-së së Nard Ndokës.

Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit” ”, njofton Bardhi.

Related posts

Gazeta “Der Standard”: Protesta dhe Korrupsioni në Shqipëri, Tensionet që Rrezikojnë Integrimin në BE

Kandidate për bashkinë Tiranë, Ogerta Manastirliu reagon për herë të parë: Është…

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave