105
KQZ ka vendosur që të heq Komisionin për Rithemelimin e PD-së nga koalicioni “Shtëpia e Lirisë”.
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka sqaruar se demokratët nuk duhet të ngatërrohen pasi sipas tij ka vetëm një PD. Sipas Bardhit çdo votë e demokratëve shkon për koalicionin tashmë zyrtar të LSI të Monika Kryemadhit dhe PDK-së së Nard Ndokës.
“Përtej çdo makinacioni dhe mashtrimi politik, në 6 Mars ka vetëm një Parti Demokratike në zgjedhje. KQZ sapo zyrtarizoi koalicionin “Shtëpia e Ilirit”, me parti përbërëse vetëm LSI e Monika Kryemadhit dhe PDK e Nard Ndokës. Demokratët nuk i lidh asgjë me “Shtëpinë e Ilirit” ”, njofton Bardhi.