Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në një njoftim, ka bërë me dije se janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me koronavirus në vend.
Tashmë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 870, por dhe pacientët e shëruar po shtohen dita-ditës. Sipas njoftimit, bëhet me dije se Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK sot ka testuar 177 mostra, prej të cilave 8 kanë rezultuar pozitive.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe me nga 1 rast vendbanimet: Llazarevë- Obiliq, Fushë Kosovë dhe Gjilan”, shtohet më tej.
Ndërkohë lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 31 persona që më parë ishin konfirmuar pozivit me COVID-19.