Kosova ka mbajtur gjallë shanset e saj për kualifikimin në Kupën e Botës 2026 teksa ka ruajtur vendin e dytë në grupin kualifikues falë një barazimi pa gola përballë Sllovenisë. Që në minutat e para, Sllovenia kërkoi të imponojë lojën përmes pasimeve të shpejta në mesfushë dhe depërtimeve të Benjamin Šeško. Portieri Arijanet Muriqi u tregua vendimtar në minutën e 23-të, duke ndalur një goditje të rrezikshme nga sulmuesi. Palët ta mbyllnin sfidën me barazimin 0-0 që lë kosovarët në pozita ende komode të paktën për vendin e dytë.
Një barazim pa gola te Kosova, por me shumë domethënie për Kosovën, që vazhdon rrugëtimin në grup me moral të lartë dhe një mbrojtje të fortë. Ndeshja e radhës për “Dardanët” do të zhvillohet në transfertë ndaj Suedisë që u mposht nga Zvicra me rezultatin 0-2.