NATIONS LEAGUE/ Kosova në Ligën B, festa e zjarrtë në dhomat e zhveshjes së lojtarëve (video)

Kosova

Kosova ka arritur një sukses historik në Ligën e Kombeve, duke mposhtur Islandën në ndeshjen play-off dhe duke siguruar një vend në Ligën B. Pasi kishin fituar 2-1 në Prishtinë, përfaqësuesja dardane rrëmbeu suksesin 1-3 me përmbysje edhe në Islandë. Protagonisti absolut ishte Vedat Muriqi, që shënoi tre golat e ndeshjes dhe mori topin në shtëpi.

Start shokues për dardanët, pastaj Muriqi

Sfida nisi me tronditje për “Dardanët”, të cilët u ndëshkuan që në minutën e dytë pas një gabimi në mbrojtje. Presioni i Kosovës u shpërblye në minutën e 35′, kur Paqarada dha një asist perfekt nga e majta dhe Muriqi, i vendosur në pozicion ideal, e devijoi topin në rrjetë për të barazuar shifrat. Goli i dha zemër ekipit, i cili vazhdoi të sulmojë. Në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, Rashica lëshoi një pasim të zgjuar në thellësi për Muriqin, i cili nuk e humbi qetësinë dhe e dërgoi topin në rrjetë për 2-1, duke përmbysur rezultatin para pushimit.

Në minutën e 79′, te Kosova doli sërish në skenë Muriqi. Emocionet ishin të mëdha si tek tifozët ashtu edhe tek lojtarët pas kësaj fitore të arritur. Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar sot (e hënë) një video nga festa e zjarrtë e lojtarëve të Kosovës pas përfundimit të ndeshjes.Muzika në sfond dhe entuziazmi në fytyrat e lojtarëve ishin ato që mbizotëruan në dhomën e zhveshjes pas përfundimit të takimit.

LEXO ME SHUME:Katër ndryshime nga ndeshja me Anglinë, Sylvinho “përzien kartat” në takimin ndaj Andorrës (FORMACIONI I MUNDSHËM)

Related posts

E BUJSHME! Mesfushori mund të largohet në qershor nga Egnatia, ngecin bisedimet për rinovim (FOTO)

Partizani, dy lojtarë në garë me kohën për sfidën ndaj Bylisit (EMRAT)

Ndodh me klubin e Superiores, lojtarët nuk dalin në stërvitje, priten pezullime

1 comment

Shqipëria, Sylvinho ndryshon formë ndaj Andorrës (FORMACIONI) 24/03/2025 - 19:32
[…] LEXO ME SHUME:NATIONS LEAGUE/ Kosova në Ligën B, festa e zjarrtë në dhomat e zhveshjes së lojtarëve (video) […]

Comments are closed

Add Comment