Koronavirusi i merr jetën një tjetër mësuesi/ Ishte shtruar në spital prej disa ditësh

Koronavirusi i merr jetën një tjetër mësuesi në Shqipëri. Bëhet fjalë për mësuesin e një shkolle në Gramsh, Xhevit Dyrmyshi i cili nuk ia ka dalë në betejën me virusin e rrezikshëm. Ai ishte shtruar në spital prej disa ditësh dhe gjendja iu përkeqësua pas komplikacioneve të shkaktuara nga Covid-19.

Lajmin e ka ndarë faqja zyrtare në Facebook e Njësisë Vendore në Gramsh, ku shkruhet:

“Të hidhëruar për lajmin e ndarjes nga jeta të mësuesit Xhevit Dermyshi. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor nuk mundi ta fitojë betejën me virusin e rrezikshëm Covid-19. Por karriera e tij e gjatë la gjurmë në sistemin arsimor. Kontributi profesional dhe shoqëror i mësues Xhevitit do të mbetet i vlerësuar ndër breza.

Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor Gramsh i dërgon ngushëllime të sinqerta bashkëshortes, familjarëve ,kolegëve dhe miqve të shumtë! U prehtë në paqe”, mbyllet njoftimi.

Burimi: Panorama.al

Related posts

Paundi thellon rënien/ Kursi i këmbimit për sot, 4 korrik 2025

Dollari dhe paundi në rënie/ Kursi i këmbimit për sot, 2 korrik 2025

“Burri më thoshte vetëm…”/ DRAMA që tronditi Fierin! Nëna e 12-vjeçares së abuzuar në Fier rrëfen ngjarjen: Më iku vajza nga shtëpia, mendova se….