Rinovime dhe afrime, Korabi bëhet blind për sezonin e ri të Kategorisë së Parë

by KLIKOJE.AL

Korabi po operon në merkato me hapa të sigurt, duke zyrtarizuar një afrim të rëndësishëm dhe duke rinovuar kontratat e disa prej lojtarëve kyç të sezonit të kaluar.

Mesfushori Redon Laho është lojtari më i ri i dibranëve. Klubi ka arritur marrëveshjen me futbollistin, i cili ka firmosur kontratën që e lidh me Korabin. Laho, që më parë ka luajtur për Luzi 2008 dhe Dinamon, pritet të shtojë qartësi dhe forcë në mesin e fushës, duke ofruar eksperiencë dhe cilësi teknike.

Korabi njofton arritjen e marrëveshjes edhe me Jurgen Mehidri. Portieri ka arritur akordin me klubin ku ka hedhur firmën mbi kontratën, që e lidh me KF Korabin.Përveç afrimeve të reja, Korabi ka garantuar edhe vazhdimësinë e disa prej elementëve më të rëndësishëm të formacionit. Skënder Lilaj ka rinovuar me klubin, duke konfirmuar edhe për sezonin e ardhshëm prezencën e tij në repartin e mesfushës.

Një tjetër rinovim i rëndësishëm është ai i Taulant Markut, i cili do të vijojë të kontribuojë në objektivat e skuadrës. Marku ka treguar stabilitet dhe përkushtim, duke u bërë një nga pikët e forta të ekipit. Ndërkohë, lajmi më i mirë për tifozët është fakti që kapiteni Sokol Mziu ka zgjatur bashkëpunimin me Korabin. Lideri i skuadrës, i njohur për karakterin dhe eksperiencën e tij, do të vazhdojë të drejtojë djemtë e Korabit në fushë edhe në sezonin e ri. Me këto lëvizje, KF Korabi tregon vendosmërinë për të qenë konkurrues në kampionat, duke ruajtur boshtin e skuadrës dhe duke shtuar elementë të rinj për të rritur cilësinë dhe konkurrueshmërinë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.