Korabi nuk ndalet në merkato, firmos me një ish-lojtar dhe sulmuesin e Vorës

Pas emërimit të trajnerit Agim Canaj,ekipi i Korabit ka nisur punën për sezonin e ri me objektivin e arritjes së “Play-Off”.Deri më tani disa largime i kanë zëvendësuar me afrimet e Dejan Andonit dhe Wesli Çomo,ndërsa kanë arritur akordin dhe me tre lojtarë të tjerë.

Mësohet se dibranët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për afrimin e tre lojtarëve.Bëhet fjalë për Klevis Lushakun,Ariel Peralta dhe Manuel Alla. Për qendërmbrojtësin Lushaku ky është një rikthim pas vetëm një sezoni larg ekipit të Korabit,ndërsa sulmuesi Peralta dhe portieri Alla vijnë nga Vora dhe Gramshi.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës