Kontaktet me narko-grupin te Komuna e Parisit dhe përgjimet e zbuluara, gazetari zbulon detaje të reja për Encën

by KLIKOJE.AL

Gazetari Igli Çelmeta tha në një intervistë për Euronews Albania se këngëtarja Ruensa Haxhiaj e njohur me emrin e artit si Enca u arrestua mbrëmjen e së hënës pas një përgjimi dhe një hetimi ndaj kësaj të fundit.

Siç sqaroi ai, Enca u vu në prangat e policisë në kuadër të një operacioni anti-drogë te Komuna e Parisit ku u arrestuan 8 persona dhe u shpall në kërkim një tjetër.

“Policia zbuloi se 27-vjeçarja blinte drogë te ky grup kriminal. Pasi u zbulua ky detaj u mbajt në vëzhgim dhe në përgjim dhe u zbulua dhe kanabisi me 4 vazo në ballkonin e banesës së saj në Lundër. Kishte kultivuar kanabis që në deklaratën e saj tha se e përdorte për vete,” – u shpreh Çelmeta.

Sipas gazetarit edhe i dashuri me të cilin jetonte këngëtarja është shoqëruar në polici, por është lënë i lirë pasi ka deklaruar se nuk kishte lidhje me kultivimin e bimëve narkotike dhe se nuk ishte në dijeni për vazot.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.