449
Eshtë mbyllur pas nëntë sezonesh aventura e kapitenit Erdenis Gurishta te Vllaznia. Tashmë, është vendosur që të ndërpritet këtu bashkëpunimi mes dy palëve, edhe pse dëshira e klubit ishte që të vijonin zbatimin e marrëveshjes. Mësohet se lojtari do të transferohet te
CSKA Sofie në Bullgari. Gjasat janë që karriera e tij të vijojë aty, me Gurishtën që është shumë pranë firmës me këtë klub.
Gjithsesi, gjithçka mbetet për t’u parë dhe zbuluar në ditët në vazhdim. Këtë sezon me Vllazninë, Erdenis Gurishta është aktivizuar në 30-ndeshje, ku ka dhënë edhe dy assist, teksa realisht ish-kapiteni i kuqebluve konsiderohet si një nga mbrojtësit më cilësorë të kampionatit ndër vite.