Komisioni i Ligjeve miraton rikthimin e Basteve Sportive/ Opozita del kundër

by KLIKOJE.AL

Me 12 vota pro, 3 kundër dhe 1 abstenim Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të hënë rikthimin online të lojërave të fatit. Miratimi në komision u bë vetëm me votat e mazhorancës, pasi opozita voti kundër.

Zvendësministrja për Ekonominë dhe Financat, Vasilika Vjero tha se nga kontrollet e kryera u vu re se bastet sportive nuk u larguan ansjëhërë.

Deputetja e PD, Dhurata Çupi ngriti disa shqetësime që shoqërojnë këtë rikthim të basteve sportive.

Licencimi për kompanitë do të jetë 10-vjeçar, ndërsa tarifa do të dyfishohet duke shkuar në 400 milionë lekë. Në vitin 2018, qeveria mbylli mbi 4000 pika lloto sporti në të gjithë vendin duke ndaluar lojërat e fatit në Shqipëri, si në dyqane fizike ashtu dhe online.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.