KOMISIONI I DISIPLINËS/ Sjelljet e gabuara të spektatorëve pasurojnë FSHF-në, fatura për t’u paguar nga klubet

Komisioni

Komisioni i Etikës e Disiplinës në FSHF motivohet gjithnjë e më tepër me ndëshkime me gjoba për klubet e Superiores e Kategorisë së Parë, duke i ‘mëshuar’ neneve 65/2 dhe 65/3/c të KDS, ku penalizohet sjellja e gabuar e spektatorëve. Ditën e sotme, Komisioni vendosi të publikojë vendimet, ku vetëm Bylis është paralajmëruar për zbatimin me kohë vonesë të detyrave.

VENDIMET E KOMISIONIT TË DISIPLINËS

  1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  4. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  5. FK Bylis, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së vonesave për zbatimin në kohë të detyrave sipas Rregullores së Aktivitetit, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës dhe Etikës dhe Rregulloret e FSHF.
  6. Çeljen e hetimit disiplinor ne lidhje me incidentet e ndodhura pas ndeshjes KF Laci kunder KF Egnatia
  7. Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurinë e lojtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes si dhe duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/1, 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  8. Zyrtari i KF Vora, Bazion Tragaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Zyrtari i KF Vora, Florian Beqiri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Zyrtari i KF Vora, Albert Domi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Related posts

Erdhi me bujë nga Llapi, vetëm një sezon zgjat aventura e sulmuesit te Flamurtari (POSTIMI)

Ernest Muçi duket se e ka mbyllur me Besiktas, vijnë ofertat e para për sulmuesin e Kombëtares

Sirena arabe për lojtarin e Tiranës, klubi bardheblu i cakton 300 mijë euro vlerën e kartonit