Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka ndaluar dy tifozë për një periudhë të pakufizuar për shkak të akteve të dhunës në takimin Egnatia-Partizani. Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Egnatia – FK Partizani të zhvilluar më datë 03.04.2025 ora 19:00 në stadiumin Arena Egnatia, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE. Ky ishte vendimi i Komisioni.
VENDIMI I KOMISIONIT
VENDOSI:
- Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:
- Redon Kujtim Dine
- Joneld Dionis Jeshili
- Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.
Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.
EGNATIA-PARTIZANI 0-1
Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke mundur Egnatian 0-1 në transfertë. Takimi i zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës pa vendasit të dominojnë pjesën më të madhe të lojës, të krijojnë raste të shumta dhe të godasin dy herë shtyllën, por mungesa e konkretizimit i penalizoi. Nga ana tjetër, Partizani, megjithëse në vështirësi përballë presionit të kundërshtarit, shfrytëzoi një episod vendimtar në minutën e 85′, kur Albers Keko realizoi nga pika e bardhë të penalltisë dhe i dha “Demave të Kuq” një avantazh të artë për ndeshjen e kthimit.