Akte dhunυ gjatë ndeshjes Egnatia-Partizani, Komisioni i Disiplinës përjashton dy tifozë nga stadiumet (EMRAT)

by KLIKOJE.AL

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës ka ndaluar dy tifozë për një periudhë të pakufizuar për shkak të akteve të dhunës në takimin Egnatia-Partizani.  Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e kampionatit “Abissnet Superiore” KF Egnatia – FK Partizani të zhvilluar më datë 03.04.2025 ora 19:00 në stadiumin Arena Egnatia, ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE. Ky ishte vendimi i Komisioni.

VENDIMI I KOMISIONIT

VENDOSI:

 

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

 

  • Redon Kujtim Dine
  • Joneld Dionis Jeshili

 

  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

 

Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

EGNATIA-PARTIZANI 0-1

Partizani ka marrë një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke mundur Egnatian 0-1 në transfertë. Takimi i zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës pa vendasit të dominojnë pjesën më të madhe të lojës, të krijojnë raste të shumta dhe të godasin dy herë shtyllën, por mungesa e konkretizimit i penalizoi. Nga ana tjetër, Partizani, megjithëse në vështirësi përballë presionit të kundërshtarit, shfrytëzoi një episod vendimtar në minutën e 85′, kur Albers Keko realizoi nga pika e bardhë të penalltisë dhe i dha “Demave të Kuq” një avantazh të artë për ndeshjen e kthimit.

LEXO ME SHUME:Nuk ka premio për ndeshjen me Vorën, Sinan Idrizi ia bën të qartë lojtarëve të Flamurtarit: Duhet të bëjnë ato ndeshje që kanë bërë në të kaluarën

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Comments are closed

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.