120
Ambasadori i Britanisë në Shqipëri, Duncan Norman nga Vlora ka komentuar procesin zgjedhor në Shqipëri. Ai ka kërkuar që komisionerëve dhe numëruesve t’u jepet mundësia që të punojnë në mënyrë profesionale, ndërsa u shpreh se për procesin do të flasë pas përundimit të numërimit.
“Jemi në një proces elektoral dhe nuk do të ishte më vend për mua për të folur si e gjykoj procesin. Jam I bindur se kur të mbarojë ky proces do të kemi mundësi të flasim për këtë proces. Ajo që është e rëndësishme është që ti japim mundësi komisionerëve që të bëjnë punën në mënyrë profesionale. Në momentin që ky proces do të mbarojë do të flasim. Ne do qëndrojmë dhe pak në Vlorë dhe më pas do ndjekim numërimin në një qytet tjetër”, tha diplomatik britanik.