Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi dje 2-0 në miqësoren me Bullgarinë, zhvilluar në “Air Albania”, kjo për suksesin numër 100-të si ekip. Në shtatë ndeshjet e tij në stolin e kuqezinjve, braziliani Sylvinho ka siguruar pesë fitore, një barazim dhe vetëm një humbje.
Trajneri brazilian, në pak muaj ka kaluar rekordin e pesë ndeshjeve radhazi pa humbje të Gianni De Biasit, teksa ka arritur në kuotën gjashtë pikërisht italianin tjetër, Edy Reja.
Ky i fundit, nga tetori 2020 deri në marsin 2021, nuk njohu asnjë humbje, i mposhtur më pas nga Anglia që ndali këtë seri pozitive. Tashmë Sylvinho në nëntor ka mundësinë që të barazojë rekordin e ndeshjeve pa humbje të kuqezinjve.
Rekordi i përket periudhës së të ndjerit Josip Kuzhe, i cili nga marsi i vitit 2010, deri në tetorin e atij viti regjistroi 8 sfida pa njohur disfatë, ku pesë ishin fitore e tre barazime. Vetëm tre sfidat e fundit ishin zyrtare, pasi pesë ndeshjet e para ishin të gjitha miqësore në atë periudhë.
Dje Kombëtarja festoi fitoren e 100-të në histor. Në 373 ndeshje zyrtare, që nisin nga viti 1946 dhe deri tani, Shqipëria ka regjistruar 100 fitore, 78 barazime dhe 195 humbje, me një golavarazh që shkon në 347 gola të shënuar dhe 567 të pësuar.