E BUJSHME! Shqipëria zhvillon miqësore me nën-kampionët e Europës, zbulohet axhenda

Kombëtarja

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 në muajin shtator.

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me Federatën Gjermane të Futbollit që kjo ndeshje të luhet më datë 5 shtator në stadiumin “Elbasan Arena”. Orari i takimit do të përcaktohet në vijim.

Kjo ndeshje miqësore është një test i rëndësishëm për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik, për të vëzhguar nga afër lojtarët e grumbulluar dhe për të ndërtuar një grup sa më konkurrues në funksion të Europianit U-21 2027.

Kombëtarja U-21 është e kualifikuar automatikisht në këtë turne madhor, pasi Shqipëria është përzgjedhur si një nga vendet mikpritëse të Kampionatit Europian U-21 2027.

LEXO ME SHUME:Nga Olympiacos te Tirana, klubi bardheblu gjen zëvendësuesin e Përgjonit

Related posts

Pushim ekstra për Dinamon, klube nga Çekia vëzhgojnë sulmuesin (FOTO)

Merkato e nxehtë te Tirana, rinovime dhe ofertë nga Turqia për sulmuesin

“Ibrahimovic nuk e duronte Taren”/ Gazetarja zbulon detajet e përplasjes: Vetëm ai festoi kur…