Atmosferë festive para ndeshjes me Anglinë, FSHF surprizon dy lojtarët e Kombëtares (ARSYEJA)

Kombëtarja shqiptare

Kombëtarja shqiptare ka kryer sot stërvitjen e fundit në Tiranë, pasi ditën e nesërme do të nisen drejt Londrës. Kuqezinjtë do të dalin në fushë të premten në mbrëmje në “Wembley” përballë Anglisë.

Gjatë ditës së sotme, Federata Shqiptare e Futbollit uroi me një mesazh publik për ditëlindjet e tyre Thomas Strakoshën dhe Ernest Muçin. Por nuk ishin vetëm dy lojtarët e Kombëtares që festonin ditëlindjet, por edhe Fatos Kademi.

Magazinieri i Federatës Shqiptare të Futbollit që festoi gjithashtu ditëlindjen e tij. Teksa ishin ulur në tryezë gjatë vaktit të tyre, ishin përgatitur tre torta të vogëla në simbol të ditëlindjes së tyre.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)

LEXO ME SHUME:Nuk fal asnjë dhe i ashpër me kartonat, njihuni me arbitrin që do të gjykojë Angli-Shqipëri

Alejandro Hernandez është arbitri që do të gjykojë takimin Angli-Shqipëri. UEFA ia ka besuar drejtësinë e këtij takimi spanjollit 42-vjeçar. Një arbitër që ka CV të pasur teksa gjykon në La Liga dhe madje ishte arbitër kryesor në takimin e shumëpërfolur Barcelona-Atletiko Madrid. Jo në ndeshjen e fundit, por në takimin që ofroi po të njëjtin spektakël kur Barcelona po fitonte 4-2 dhe Atletico Madrid barazoi gjithçka në 4-4. Pra eksperienca e Alejandro Hernandez është e madhe, por pasioni i tij kryesor është ndëshkimi me karton të verdhë.

Related posts

Aston Villa denoncoi Skënderbeun në UEFA për racizëm, vjen menjëherë reagimi nga klubi korçar (POSTIMI)

Telashe për Skënderbeun, Aston Villa denoncon Skënderbeun në UEFA (ARSYEJA)

Ekipi i Superiores mbetet pa stadium, ndeshja e fundjavës mbetet pezull

Comments are closed

Add Comment