Kombëtarja shqiptare ka kryer sot stërvitjen e fundit në Tiranë, pasi ditën e nesërme do të nisen drejt Londrës. Kuqezinjtë do të dalin në fushë të premten në mbrëmje në “Wembley” përballë Anglisë.
Gjatë ditës së sotme, Federata Shqiptare e Futbollit uroi me një mesazh publik për ditëlindjet e tyre Thomas Strakoshën dhe Ernest Muçin. Por nuk ishin vetëm dy lojtarët e Kombëtares që festonin ditëlindjet, por edhe Fatos Kademi.
Magazinieri i Federatës Shqiptare të Futbollit që festoi gjithashtu ditëlindjen e tij. Teksa ishin ulur në tryezë gjatë vaktit të tyre, ishin përgatitur tre torta të vogëla në simbol të ditëlindjes së tyre.
View this post on Instagram
LEXO ME SHUME:Nuk fal asnjë dhe i ashpër me kartonat, njihuni me arbitrin që do të gjykojë Angli-Shqipëri
Alejandro Hernandez është arbitri që do të gjykojë takimin Angli-Shqipëri. UEFA ia ka besuar drejtësinë e këtij takimi spanjollit 42-vjeçar. Një arbitër që ka CV të pasur teksa gjykon në La Liga dhe madje ishte arbitër kryesor në takimin e shumëpërfolur Barcelona-Atletiko Madrid. Jo në ndeshjen e fundit, por në takimin që ofroi po të njëjtin spektakël kur Barcelona po fitonte 4-2 dhe Atletico Madrid barazoi gjithçka në 4-4. Pra eksperienca e Alejandro Hernandez është e madhe, por pasioni i tij kryesor është ndëshkimi me karton të verdhë.
4 comments
[…] LEXO ME SHUME:Atmosferë festive para ndeshjes me Anglinë, FSHF surprizon dy lojtarët e Kombëtares (ARSYEJA) […]
[…] LEXO ME SHUME:Atmosferë festive para ndeshjes me Anglinë, FSHF surprizon dy lojtarët e Kombëtares (ARSYEJA) […]
[…] LEXO EDHE: Atmosferë festive para ndeshjes me Anglinë, FSHF surprizon dy lojtarët e Kombëtares (ARSYEJA) […]
[…] LEXO ME SHUME:Atmosferë festive para ndeshjes me Anglinë, FSHF surprizon dy lojtarët e Kombëtares (ARSYEJA) […]
Comments are closed