LIVE/ Mbyllet pjesa e parë, shënohen dy gola në miqësoren Shqipëri-Jordani (video)

by KLIKOJE.AL

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan sot një miqësore ndaj Jordanisë, si pjesë e përgatitjeve të saj në rrugëtimin në kualifikueset e Botërorit 2026.

Pas fitores me Serbinë, trajneri Silvinjo ka vendosur të bëjë ndryshime të mëdha në formacionin e kuqezinjve në krahasim me ndeshjen në Leskovac, duke u dhënë mundësinë të tregojnë veten edhe futbollistëve që kanë luajtur më pak në ndeshjet e fundit.

Ndryshimet e Silvinjos te Kombëtarja nisin nga porta ku luan Dajsinani, për të vazhduar me mbrojtjen ku është ndryshuar gjysma e futbollistëve pasi Balliu dhe Mihaj do të përbëjnë krahun e djathtë të prapavijës. Në mesfushë, Asllani dhe Shehu ruajnë vendin, ndërsa Bajrami vendoset në vend të Laçit. Kurse sulmi është ribërë nga e para me treshen Hoxha-Asani-Daku që luan në vend të asaj Uzuni-Broja-Manaj që zbriti në fushë nga minuta e parë kundër Serbisë.

LIVE SHQIPËRI-JORDANI 1-1
40′ (ag) Saden / 27′ Al-Rashdan

LEXO ME SHUME:VIDEO/ Atmosferë pozitive përpara ndeshjes me Teutën, Tirana “piqet” në barbekju

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.