“Kohës time këtu i erdhi fundi”/ Djali i qytetit largohet nga Kukësi, njoftimi në rrjetet sociale

Redon Dragoshi nuk është më një futbollist i Kukësit. Është vetë lojtari që njofton ndarjen pas 3 viteve ku luajti për fanellën e klubit të qytetit të tij të origjinës. Mbrotjësi i djathtë bëhet largimi i rradhës pas shumë të tjerëve duke zgjeruar akoma më shumë eksodin te verilindorët.

“Pershendetje nga sot dua te ju njoftoj se kohes time tek FK Kukesi i erdhi fundi .3 Vite me plot gezime dhe probleme ,falenderoj tifozat e mrekullushem qe do mbeten gjithmon ne zemren time”, shkruan ai në Instagram.

Kukësi do të përballet me largime në masë këtë merkato me më shumë se gjysmën e skuadër që ka derën e hapur ku disa prej tyre janë larguar tashmë. Dragoshi luajti 73 ndeshje me Kukësin gjatë këtyre 3 sezoneve duke gjetur 1 herë rrugën e rrjetës dhe duke dhuruar 1 asist.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës