Klubi shqiptar drejt shkrirjes, pas 30 vitesh presidenti braktis klubin për mungesë financash

Ada e Velipojës, një ekip me emër në Shkodër, është drejt shkrirjes. Mungesa e financave ka bërë që kjo skuadër nga ky sezon me shumë gjasa, të mos ekzistojë më. Ish-presidenti i Adës, Alfred Pjetri, është larguar me një keqardhje pas 30-vitesh kontribut në futbollin velipojak.

Ky moment aktual është i vështirë për Adën dhe për vetë Pjetrin, i cili në një intervistë për “Star Plus TV”, thotë se ndihet mjaft i keqardhur dhe i mërzitur për gjendjen të cilën po kalon Ada momentalisht.

Më tej, ish-presidenti i Adës, Alfred Pjetri, tha se nga komuniteti i biznesit nuk është i interesuar askush për ta mbajtur në këmbë këtë skuadër. I pyetur nëse ka pasur mbështetje ose kontakte me kryetarin e ri të Bashkisë Shkodër, Pjetri u shpreh se i është bërë me dije se nuk ka fonde për ta ndihmuar Adën e Velipojës.

Në fund, Pjetri thotë se Ada e Velipojës ka qenë prej vitesh një strehë jo e vogël për futbollistët e shumtë shkodranë që më vonë janë bërë pjesë e Vllaznisë dhe prandaj shpreh keqardhjen e tij të madhe për këtë ekip që momentalisht është në mëshirë të fatit.

Tashmë, Ada e Velipojës padyshim që është krejtësisht në mëshirë të fatit, pasi momentalisht askush nuk po kontribuon në mbështetjen e kësaj skuadre.

Related posts

Nëntë zyrtarizime! Besa nuk ndalet në merkato, prezanton ish-futbollistin e Flamurtarit (FOTO)

Vllaznia bind në miqësoret e zhvilluara, tjetër sukses kundër ekipit boshnjak

AF Elbasani nis përgatitjet pa trajner, klubi verdheblu drejtohet nga ish-lojtari i Superiores (video)