Elbasani vijon merkaton, firmos me sulmuesin që ka luajtur në superligën turke (video)

Klubi

Klubi i Elbasanit ka një futbollist më shumë në dispozicion për pjesën e mbetur të sezonit, pasi tashmë në radhët e verdhebluve është bashkuar edhe 21-vjeçari nga Senegali, Ibrahima Diallo.

Verdheblutë arritën marrëveshjen për afrimin e sulmuesit të krahut të majtë i cili erdhi te Elbasani nga radhët e ekipit të vendlindjes së tij, Jaraf. Klubi verdheblu kishte lënë vende bosh në listën e federimeve për të marrë lojtarë edhe pas mbylljes së merkatos.

Diallo ka luajtur më parë në Francë me skuadrën e Valenciennes FC, si dhe në Turqi me Goztepe. Pozicioni natyral është ai i sulmuesit të majtë, por afrikani mund të luajë edhe në krahun tjetër. Ai ka zbarkuar në vendin tonë që disa ditë më parë dhe që dje është bërë pjesë e verdhebluve pasi ka nënshkruar marrëveshjen me ta. Klubi verdheblu përforcon sulmin, pasi sulmuesi tjetër Arsen Lleshi ka përfunduar me sukses ndërhyrjen kirurgjikale. Lleshi pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen ndaj Dinamos, duke e detyruar sulmuesin të mbyllë sezonin.

LEXO ME SHUME:“Me tifozët festojmë së bashku”/ Brdaric për ndeshjen e Kupës ndaj Elbasanit: Kemi analizuar ndeshjen e fundit, na duhet…

Vllaznia – Elbasani është dueli tjetër i ditës së nesërme që do të luhet në Kupën e Shqipërisë. Shkodranët pas barazimit 0-0 në duelin e parë me elbasanasit, në “Loro Boriçi” do të kërkojnë fitoren në çerekfinalen e kthimit për të kaluar në fazën tjetër të Kupës.

 

Related posts

Dy fitore radhazi, Kukësi tani shënjestron Korabin për parakalimin në renditje

Vetëm 1 muaj në stolin e Vëllaznimit, Mirel Josa shkëput marrëveshjen me klubin kosovar

Jasir Asani “çmend” koreanët me golin në Championsin e Azisë, më pas deklarata: Nuk kam fjetur për 3 ditë, mendoja vetëm për këtë përballje (video)