Klubi i Bundesligës mbulon me para Skënderbeun, zbulohet shifra që ka përfituar klubi korçar nga futbollisti

Pasi mori përqindje nga shitja e rradhës e Peter Olayinkas, një tjetër lojtar mbush arkat e Skënderbeut.

 

Agon Elezi, i cili u shit te Varazdin në Kroaci për 80 mijë euro në vitin 2020, ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Bochum në Bundesliga. Gjermanët kanë paguar plot 800 mijë euro për shërbimet e tij dhe 240 mijë do të shkojnë direkt në arkat e Skënderbeut që ka ruajtur 30% të kartonit. Mesfushori 22-vjeçar ka firmosur dje kontratën e re deri në vitin 2027 dhe është prezantuar në ambientet e klubit.

Related posts

Orges Shehi nuk duhet të ndezë vetëm Tiranën, sulmuesi kryesor nuk ka shënuar prej 2 muajsh

Buzëqesh Kërnaja, te Partizani rikthehet sulmuesi që u dëmtua në Kupat e Europës

Ernest Muçi merr një tjetër surprizë, gazeta “Fanatik” e çon në… Premier League