317
Tirana-Torpedo Kutaisi do të transmetohet në RTSH. Ekipi bardheblu po përgatitet maksimalisht për sfidën e turit të parë të Conference League. Ndeshja e parë do të luhet në Gjeorgji në orën 19:00, dhe ekipi bardheblu është gati për këtë sfidë.
Tirana ka planifikuar që të udhëtojë drejt Gjeorgjisë me avion linje nga Prishtina, duke parë mungesën e “charter”-ave për shkak të verës. Skuadra do të bëjë një ndalesë në Turqi dhe më pas do të udhëtojë drejt Kutaisit. Takimi i parë do të zhvillohet me datë 11 korrik në Gjeorgji, ndërsa i kthimit me 18 korrik në Tiranë.