Klikoje Sport ka mësuar ekskluzivisht se Gledi Mici dhe Florjan Përgjoni nuk do të jenë më pjesë e Tiranës. Klubi bardheblu i ka ofruar mbrojtësit me eksperiencë një rol në stafin teknik, por Mici e ka refuzuar pasi mendon se mund të japë akoma më tepër në fushën e lojës. Klikoje Sport mëson se ër Gledi Micin ka oferta nga disa klube të ndryshme në Superiore. Pas katër viteve te Tirana, kapiteni ka vendosur të mos rinovojë kontratën. 27-vjeçari kërkon një eksperiencë ndryshe, dhe me shumë gjasa e ardhmja pritet të jetë larg Shqipërisë.
Bardheblutë në sezonin e ri pritet që të afrojnë dhe largojnë disa lojtarë në ekip dhe kjo nuk diskutohet. Kjo, duke filluar nga porta e deri në sulm. Nga ana tjetër, do të shihet se cilët lojtarë do të jenë pjesë e bardhebluve. Dy janë lojtarët që do të mbyllin marrëveshjen me Tiranën, Admir Bajroviçi dhe Abel Abah. Nëse Bajroviçi ka bërë diçka, Abah nuk ka lënë asnjë gjurmë në Superiore. Sulmues me zero gola dhe në këto kushte duhet të largohet, pasi nuk është i vlefshëm për bardheblutë. Një pikë tjetër e diskutuar këto ditë në ambientet bardheblu, do të jetë një takim që pritet të bëhet gjatë kësaj jave për të ardhmen e trajnerit si dhe lojtarëve ose më saktë riformatimin e ekipit.
Comments are closed