Klevi Qefalija, “diamanti” i fshehur i Dinamos, dy gola ish-skuadrës së tij Tiranës dhe duartrokitje nga publiku bardheblu (video)

by KLIKOJE.AL

Klevi Qefalija ka qenë pjesë e akademisë së Tiranës që nga viti 2018. Në vitin 2022 u shpall kampion me ekipin e parë, ndërsa sezonin e kaluar kaloi edhe një dëmtim të rëndë. Në muajinb janar u transferua te Dinamo për një shifër të konsiderushme. Në një kohë kur duhej kontributi i 20-vjecarit, duke parë kontigjentin e pakët në fazën offensive, Tirana u dobësua dhe vendosi të forcojë një skuadër që mund të futet në lojë për një vend në Final Four.

Klubi bardheblu nuk besoi te cilësitë e mesfushorit organizativ, dhe lojtari menjëherë tregoi gjithcka ndaj ish-skuadrës së tij. Qefalija shënoi dyu gola për të barazuar ndeshjen, pavarësisht se skuadra e tij nuk mori asnjë pikë. Momenti me intersant ishte kur Qefalija u zevendesua në minutën e 85’, dhe pikërisht në këtë moment të gjithë tifozët e Tiranës e duartrokitën për të atë që dha në fushë, me lojtarin që ia kthehu përshëndetjen.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adblock Detected

Please support us by disabling your AdBlocker extension from your browsers for our website.