71
Një skandal është prodhuar sërish në futbollin shqiptar. Klasikja mes Tiranës dhe Vllaznisë ka parë tre lojtarë të kuqebluve në tokë, pas një lënde plasëse nga tifozët e Tiranës.
Kuqeblutë po festonin golin e shënuar nga Gruda, për rezultatin 1 me 4. Ishte minuta e 66-të e takimit, teksa festimi vazhdonte.
Tre lojtarë të Vllaznisë u dëmtuan, ndërsa më pas ndeshja u ndërpre. Mala u shoqërua nga ambulanca, po ashtu dhe Qato pati probleme.