Çifti më i dashur dhe më i përfolur i momentit, Kiara Tito dhe Luiz Ejlli, kanë konfirmuar se do të bëhen prindër për herë të parë. Ata kishin zgjedhur një mënyrë mjaft të veçantë që të tregonin për fansat e tyre lajmin e bukur.
Këngëtari i njohur ka publikuar këngën e tij më të re që mban titullin “Frymë”, ku në të shfaqet edhe moderatorja me barkun e rrumbullakosur. E teksa çifti ndau me ndjekësit lajmin më të bukur të jetës, në rrjet vërshuan urimet.
Ndërkohë për të falenderuar të gjithë ndjekësit për urimet e përzemërta, Kiara dhe Luizi zhvilluan mbrëmë një video live ku bashkëbiseduan me fansat e tyre. Ata treguan se janë në qiellin e shtatë nga lumturia, ndërsa pranuan se e kishin “fshehur” lajmin, pasi dëshironin ta sillnin në mënyrë speciale.
Nga ana tjetër, Kiara është shprehur se që prej nisjes së pritjes së ëmbël ka vënë re disa detaje ‘të çuditshme’ tek vetja.
Mbrëmë ajo ka treguar se dikur nuk i preferonte aspak ëmbëlsirat, ndërsa tashmë janë ushqimi numër 1 për të cilin ka më tepër neps. Sidomos tashmë që nisi sezoni i panetoneve, të cilat i konsumon çdo ditë.
Luizi nga ana tjetër bënte shaka, duke e këshilluar ‘të mbajë dorën’ me shpenzimet. Por ai nuk e la me kaq, pasi duke qeshur tha:
“Ndryshon njeriu me martesë zemër. Edhe unë në jetë teme s’kam lënë kënd shtatzënë, hera e parë”