Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP 2”, Kiara Tito ka qenë në çdo moment në qendër të vëmendjes të fansave. Këta të fundit janë kuriozë që të dinë çdo lëvizje të moderatores së njohur, pasi ishin mësuar t’a shikonin 24 orë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Përveç angazhimeve në televizion, Kiara është mjaft aktive edhe në profilet e saj në rrjetet sociale. Ajo ndan me 735 mijë ndjekësit në “Instagram” foto e video të ndryshme nga përditshmëria e saj.
Një ditë më parë, Tito mori gjithë vëmendjen me disa imazhe të postuara në “Instagram”, ku shfaqej mjaft elegante. Ajo mbante veshur një fund të shkurtër që i tregonte paksa edhe të brendshmet si dhe një crop top të zi. Veshjen e kishte kombinuar me një palë taka të zeza si dhe një çantë shumë të vogël.
Teksa këto foto morën mijëra pëlqime dhe komplimente, vëmendjen më të madhe e mori komenti i partnerit të saj, Luiz Ejlli.
“Është dobësuar, prandaj i ka rënë pak minifundi. Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar me humor fituesi i edicionit të dytë të BB VIP.
Në fakt në një postim në “Instastory”, Kiara ka treguar se minifundi është vetë ashtu, që tregon të brendshmet, e me siguri do të jetë trendi i fundit.