Luiz Ejlli së fundmi ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor që mban titullin “Frymë”. Këngë erdhi si surprizë për të gjithë fansat e artistit. Luizi dhe Kiara kanë konfirmuar me videoklipin mjaft të ëmbël se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Çifti do të sjellë në jetë një vajzë dhe nuk mund të ishin më të lumtur se kaq.
Të ftuar në premierën e filmit “5 Herë JO” Luizi dhe Kiara nuk mund t’i shpëtonin intervistave nga gazetarët. Të gjithë janë kuriozë për emrin që çifti do t’i vendosë vajzës së tyre edhe pse më përpara ata kanë shprehur disa emra që mund të ishin si opsion. Të pyetur për këtë Luizi dhe Kiara janë shprehur:
Gazetari: Emrin e vajzës e keni gjetur?
Kiara: Jo nuk e kemi gjetur
Luizi: Top Channel do ia lejmë,
Gazetari: Thash se do e vije Big Brother
Luizi: S’kam se ja vëjmë Big Brother a jemi martuar me kontratë
Kiara: Kataleha nuk e vëjmë një herë
Luizi: As Sulejman jo ahahaha