Kessie drejt Interit, Barcelona propozon shkëmbimin e bujshëm

Franck Kessie u transferua te Barcelona verën e kaluar si futbollist i lirë, pasi i përfundoi kontrata me Interin, megjithatë përshtatja në La Liga nuk ka qenë ajo e duhura dhe mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka qëndruar më shumë në stol.

Kjo ka shtyrë menaxherët e tij që të nisin punën për një rikthim në kampionatin italian të futbollistit dhe së fundi mediat spanjolle kanë raportuar se është hedhur ideja e një shkëmbimi me mesfushorin e Interit, Marcelo Brozoviç.

Ky i fundit sapo ka rinovuar me Interin dhe është një element mjaft i rëndësishëm i mesfushës zikaltër, megjithatë Marotta e Ausilio mund të marrin në konsideratë një shkëmbim kokë më kokë, duke pasur parasysh 4 vitet diferencë mes kroatit dhe Franck Kessie.
Nga ana tjetër, Barcelona do të mund të sillte një mesfushor që di të luajë para mbrojtjes dhe është gati të marrë vendin e Busquets, përkundër Kessie, që nuk e ka bërë asnjëherë “regjisorin” para mbrojtjes.

Related posts

Dinamo “mbretëron” sërish, mposht Egnatian dhe fiton Kupën e Shqipërisë (video)

Partizani në krizë identiteti, pa Europë, nis revolucioni në merkato! Trajneri i huaj në horizont

Ekipi i Superiores drejt shkrirjes, largon të gjithë lojtarët dhe shet vetëm një futbollist