Xhensila Myrtezaj vendosi që të kthehet me dy projekte të reja muzikore, një solo të quajtur ‘Ale ale’ dhe një në bashkëpunim me producentin Elgit Doda.
Një nga projektet muzikore që Xhensila publikoi verën që kaluam ishte “Ale Ale”, e cila ishte një këngë që u pëlqye shumë nga publiku. E duket se nuk është pëlqyer vetëm nga publiku, por edhe nga artistë të tjerë jashtë vendit, ku një prej tyre e ka kopjuar këtë projekt të saj.
Këngëtarja serbe Maya Berovic ka publikuar një këngë shumë të ngjashme me këngën e Xhensilës dhe i ka vendosur po ashtu të njëjtin titull. Ama të gjithë e kanë akuzuar Xhensilën se ia ka shitur këtë këngë artistes serbe e për të gjithë këtë situatë këngëtarja ka bërë një postim.
POSTIMI I PLOTË
Kam patur komente të shumta mbi këngën “Ale Ale” e publikuar në versionin e gjuhës serbe nga një tjetër “Artiste”. Dua të njoftoj publikun tim që unë nuk kam asnjë të drejtë mbi autorsinë e këngës, përveç shfrytëzimit online të projektit të versionit të publikuar nga ana ime! Kënga nuk është shitur nga unë dhe as nuk kam qenë në dijeni të këtij fakti! Ps: Nëse do ishte për mua Serbia ose një artiste serbe do ishte në fund të listës për t’i shitur një këngë ose prodhim timin që e kam dashur kaq shumë.