“Kemi synime të qarta”/ Vora, Mërgjyshi mesazh rivalëve për objektivin Superiore: Ekipi është përmirësuar

Vora do të synojë menjëherë Kategorinë Superiore. Pak muaj pas ngjitjes në të parën, ekipi nga qyteza në periferi të Tiranës është gati për një sezon shumë të luftuar ku do të konkurrojë me pesha të rënda si Flamurtari, Korabi, Apolonia apo Elbasani për të synuar minimalisht një nga dy vendet e para. Trajneri Artan Mergjyshi për optimistë për të ardhmen e kësaj skuadre. “Kam bindjen se kemi afruar lojtarë të mire pasi nga java në javë kam vënë re se ekipi është përmirësuar shumë”, tha Artan Mërxhushi.

Ndryshe nga shumë rivalë, Vora e ka mbyllur merkaton kohë më parë duke i dhënë kohë në dispozicion trajnerit që të punojë me skuadrën e plotë. “Kemi ende kohë që të konsolidojmë ekipin pasi kemi plot një muaj që të përgatitemi”, theksoi trajneri i Vorës.

Nuk zhbalancohet trajneri me eksperiencë klur pyetet për objetivat që ka skuadra këtë sezon edhe pse në kokën e tij ka vetëm një pikësynim, Kategorinë Superiore që për Vorën do të ishte historike. “Synitem tona janë të qarta edhe pse do të jemi me këmbë në tokë pasi në futboll kanë të bëjnë disa faktorë që një ekip të bëjë përpara”, pohoi Mërxhushi.

Related posts

Teuta e nis sezonin me rinovime, dy titullarët pjesë e skuadrës edhe për një sezon

AF Elbasani gjen menjëherë zëvendësuesin e Nevil Dedes, pritet firma me trajnerin e njohur

Filip Najdovski bën prapakthehu, mbrojtësi hedh firmën mbi kontratë (FOTO)