Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj, foli për Oversport pas përfundimit të sfidës me Lushnjen ku u shpallën edhe kampionë të Kategorisë së Parë. Takaj tregon se puna për të ndërtuar një ekip të denjë për Superioren ka nisur prej kohësh.
“Kemi filluar me kohë të përgatitemi për Superioren. Është tjetër garë atje dhe do të bëhemi gati për Superioren. Ishim të bindur se do të dilnim në Superiore, nuk diskutohet se objektivi dhe investimi ishte për të dalë në Superiore. E nisëm keq, por ishim të bindur se do ia dilnim. Rrugën për kampion e dimë mirë se si dilet, me qetësi dhe profesionalizëm.
Merkato? Po punojmë se Superiorja do një nivel tjetër dhe ne do të jemi gati.
Si u duk Superiorja këtë vit? Rivaliteti i madh, gabime të mëdha. Ndaj normalisht që po shkojnë edhe titulli, edhe mbijetesa deri në ndeshjen e fundit. Hera e parë që ndodh, garë shumë e fortë”, tha Takaj.