Këlliçi kryqëzon Veliajn, Tabaku merr pyetjet me sms nga analistë dhe AMA (FOTO)

Në Komisionin Hetimor për inceneratorët po dëshmon kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Por, Tabaku dhe Veliaj, bënë sikur po zihen, duke luajtur rolin e zhurmuesit në Komision dhe duke bërë shou dhe zhurmë e mesazhe me gazetarët, si Andi Tela, Andi Bushati dhe Desada Metaj, e cila aktualisht është anëtare e AMA. 

Ndërkohë, deputeti Belind Këlliçi ka ndërhyrë duke ‘kryqëzuar’ Erion Veliajn, me fakte.

Deputeti Këlliçi theksoi se qytetarët burgosen edhe për një çati, ndërsa inceneratori i Tiranës, ka ndërtuar pa leje.

Këlliçi tha se ka edhe kronika televizive që tregojnë nisjen e punimeve në landfillin e Sharrës, ende pa u zbardhur leja e ndërtimit nga Bashkia e Tiranës.

 ‘Janë burgosur qytetarë për një çati. Ka pasur raste ekzemplare si në Unazën e re, ku ju kanë shkuar policia edhe pse po rregullojnë banjot në shtëpinë e tyre.

Ja ku e keni inceneratorin e Tiranës, ndërtim pa leje. Keni kronika televizive, shikojeni, punimet kanë nisur para se të zbardhet leja’-tha ndër të tjera deputeti Këlliçi.

Related posts

Zgjedhjet e 11 majit/ Berisha publikon pamjet dhe shifrat: U dhanë 6 mijë leje legalizimi për blerjen e votave

“Do të sjell policinë”/ PLAS KEQ gjatë rinumërimit, deputeti i PD: Më vodhët votën! S’më rr**et për policinë…

Ish-Presidenti kërkoi lirinë nga burgu! Shtyhet seanca për Ilir Metën, ja DATA