Keidi Bare dhe agjentët e tij e dinë mirë se Real Zaragoza është e “etur” që ai të largohet këtë verë. Nëse ai do ta bëjë vërtet këtë, është një çështje tjetër. Tani për tani, ka shumë të ngjarë që ai të vazhdojë të veshë fanellën e Saragozës, pas një viti të parë të shënuar nga dwmtimet, duke humbur 21 nga 42 ndeshjet e kampionatit.
Zaragoza dëshiron të ndahet nga një nga lojtarët më të shtrenjtë në listë, por shqiptari ka epërsinë. Me kontratën deri në vitin 2027 dhe dy vjet përpara mbylljes së saj, nuk e bëjnë largimin e tij të lehtë. Bare është një nga lojtarët më të paguar në skuadër, së bashku me Aketkse dhe Dani Gomes.
Dy sezonet e mbetura të Keidi Bares do të kushtonin rreth 1.2 milionë euro, pasi paga e tij vjetore është rreth 600,000 euro. Gjë kjo që e vendos atë në krye të listës së pagave, pas dy lojtarëve të lartpërmendur. Sezoni i tij i fundit, i bllokuar nga lëndimet, nuk e bën të lehtë gjetjen e një vendi në Divizionin e Dytë të Spanjës. Të paktën jo brenda fashës së pagës të shqiptarit.
Kështu, përveç një oferte shumëmilionëshe nga një kampionat tjetwr, siç janë Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari ose Arabia Saudite, nuk është e mundur që Keidi të largohet këtë verë.