Andi Lila ndryshon bindje në politikë. Nga një ndjekës i zellshëm i PD-së, i përzgjedhur edhe si kordinator për sportin i saj në vitin 2021, ish-futbollisti i kombëtares shqiptare të futbollit, është shfaqur sot në fushatë me PS-në.
Si për ironi të fatit, Lila është shfaqur në fushatë përkrah disa prej atyre që kishte kritikuar më ashpër, e sidomos kryetarin e bashkisë të Kavajës, Redjan Krali, të cilin e kishte etiketuar si “ilegal” në postin e tij në vitet kur ishte pjesë e strukturave të PD-së dhe se i vinte turp që përfaqësonte qytetin e tij.
Vetëm tre vite më parë, Lila u ndalua të filmonte në fushat sportive të qytetit të Kavajës një intervistë për “News 24” dhe asokohe do të dilte hapur me një status kundër kandidatit të cilin sot është shfaqur duke e mbështetur në fushatë.