Kategoria Superiore/ Erzeni “pengon” Laçin për objektivin Europë, shijakasit nën ETHET e play-outit

Laçi-Erzeni mbyllën javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Sfida mes tyre u mbyll me barazimin 1-1, me skuadrat që morën nga një pikë, ndërsa duhet theksuar pikë shumë e vlefshme kjo për shijakasit.

Ishin kurbinasit ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës, duke marrë avantazhin në minutën e 33’ me Bibon, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-0. Megjithatë miqtë reaguan dhe në minutën e 59’, Patrick Nonato realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij.

Pas këtij takimi Laçi ngjitet në vend të katërt me 44 pikë, ndërsa Erzeni në vend të shtatë me 39 pikë, dy më shumë Kukësi i vendit të tetë ose thënë ndryshe nga zona e rrezikut.

Related posts

Shpërthen rrjeti: Akuza të rënda ndaj Vedat Muriqi për “shitje” të ndeshjes me Turqinë, reagon ashpër sulmuesi

Orges Shehi “shtrëngon vidat” te Tirana, bardheblutë përgatiten në “Selman Stërmasi” për duelin ndaj Flamurtarit (FOTO)

Tension me FSHF-në? Trabzonspori në alarm për Muçin para supersfidës