KATEGORIA E PARË/ Pogradeci me hap pretendenti, mposht Kukësin; Korabi vijon problemet (REZULTATET)

Kategoria e Parë

Kategoria e Parë zhvilloi ditën e sotme takimet e tjera të vlefshme për javën e 5-të të saj. Skënderbeu-Laçi 1-0 dhe Besa-Lushnja 1-1 ishin takimet e ditës së djeshme, ndërsa ditën e sotme, Pogradeci i Ardian Memës nuk ka pasur probleme në “Kukës Arena” ndaj verilindorëve. “Liqenorët” e kanë gjetur 3 herë rrugën e rrjetës me Ezequeil 3′, 30′ dhe Kazeem, ndërsa te Kukësi shënoi me Wilson Junior.

Kategoria e Parë, nuk ka pasur fitues në “Redi Maloku” ndërmjet Kastriotit vendas dhe Burrelit. Goli i Burrelit me Xhabrahimi në pjesën e parë nuk mjaftoi. Moses Ajine “vulosi” barazimin 1 – 1. Dueli në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Ilirisë është mbyllur 2 – 1. Pa gola është mbyllur përballja Korabi – Apolonia, 0 – 0 me dibranët të cilët vijojnë të kenë probleme të arrijnë te fitorja.

LEXO ME SHUME:“Të ngrejmë kokën e të punojmë”, Bordin mesazh lojtarëve të Tiranës: Kjo ndeshje duhet të jetë shembull për ne

Related posts

“Plas” në kryeqytet, sulmuesi rebelohet se nuk u aktivizua; përplaset me presidentin

“Turp! 5 mijë tifozë shajnë një trajner” Kërnaja “ndez zjarr” dhe shigjeton Tiranën: Kemi burra, futemi vetëm për fitore

Mes kontestimeve dhe kaosit, Partizani fiton aktin e parë ndaj Elbasanit (video)